KQZ paralajmëron partitë politike: Nuk do të ketë regjistrime përtej datave të përcaktuara

Partitë politike janë rikujtuar prej Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve se kanë kohë deri më 18 mars për të propozuar komisionerët e Zonave të Administrimit Zgjedhor. Afati për komisionerët e Qendrave të Votimit është data 30 maj.

Sa i takon regjistrimit të vetë partive dhe koalicioneve, KQZ ka paralajmëruar se nuk do të pranohen vonesa.

“Afati ligjor për regjistrimin e partive politike për këto zgjedhje mbaron më 21 prill, kurse për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ mbaron më 1 maj. Në të shkuarën, KQZ -ja është kritikuar nga misionet vëzhguese ndërkombëtare për regjistrimin e subjekteve zgjedhore përtej afateve ligjore, ndaj është veçanërisht e vendosur këtë herë, që të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në aplikimin për regjistrim”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

KQZ ka kërkuar prej partive politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor duke mos e nisur fushatën elektorale para datës 31 maj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne