Kremlini i konsideron ‘Valë Histrie’ Provokimet ndaj stërvitjeve Rusi-Bjellorusi

Kremlini është përgjigjur ndaj shumë pretendimeve të shteteve lindore anëtare të NATO-s në lidhje me stërvitjet e planifikuara Rusi-Bjellorusi, të cilat ata i konsiderojnë se përbëjnë një “kërcënim” për sigurinë e tyre pavarësisht nga fakti se vëzhguesit ushtarakë të aleancës ishin ftuar në stervitjet ushtarake.

MOSKË (Sputnik) – Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov ka hedhur poshtë pretendimet për transparencë të pamjaftueshme dhe provokim ndaj stërvitjeve ushtarake Rusi-Bjellorusi Zapad-2017.

“Me siguri mund të them se çdo akuzë në këtë drejtim është e vështirë për t’u pranuar, pasi ministria [e Rusisë] e Mbrojtjes gjithmonë mban nivelin maksimal të mundshëm të transparencës gjatë ushtrimeve,” u tha Peskov gazetarëve në një konferencë.

“Ne besojmë se vala e histerisë rreth këtyre ushtrimeve është absolutisht provokative, pasi është një praktikë e zakonshme, është e drejta e çdo vendi dhe praktika e zakonshme e kryerjes së ushtrimeve të tilla. Gjithçka bëhet në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe rregullat përkatëse, “shtoi Peskov.

Ai gjithashtu tha se Presidenti rus Vladimir Putin mund edhe të marrë pjesë në stërvitjet që kanë nisur sot. 12,700 ushtarakë (rreth 7,200 nga Bjellorusia dhe rreth 5,500 nga Rusia), 70 avionë dhe helikopterë, 680 pajisje ushtarake, duke përfshirë rreth 250 tanke, 200 armë luftarake, raketa dhe mortaja të shumta dhe deri në 10 anije lufte do të marrin pjesë në stërvitjet.
Pavarësisht se Rusia fton ekspertët e NATO-s dhe gazetarët e huaj për të vëzhguar stërvitjet e planifikuara, Zapad-2017 ka nxitur pretendime të shteteve të Balltikut dhe Polonisë për stërvitjet që supozohet se janë një “kërcënim” për sigurinë e tyre si dhe ndaj Ukrainës si shteti i fundit qe i ndjeu daullet e luftës ndaj stërvitjeve.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca nuk sheh ndonjë kërcënim të afërt ndaj ndonjë anëtari të NATO-s nga stërvitjet.

Nga ana e tyre, zyrtarë të lartë rusë dhe bjellorusë përsërisin se stërvitjet nuk paraqesin ndonjë kërcënim për shtetet e tjera dhe se ato janë vetëm të natyrës mbrojtëse. Për më tepër, Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha më parë se këto ushtrime do të ishin të hapura për vëzhguesit e huaj. Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë njoftoi në gusht se vëzhguesit nga shtatë vende – Ukraina, Polonia, Lituania, Letonia, Estonia, Suedia, Norvegjia – ishin ftuar në këtë ngjarje.
Sidoqoftë, vetëm Letonia vendosi të dërgojë ekspertë në stërvitjet Zapad-2017.

Kur komentoi reagimin e shteteve të NATO-s ndaj stërvitjeve të planifikuara, ministria e jashtme ruse tha më parë se rritja e pranisë ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore shkoi pa u vënë re në mes të kritikave të pabazuara të stërvitjeve ushtarake ruse-bjelloruse Zapad-2017.

Moska ka kritikuar vazhdimisht praninë në rritje të trupave të aleancës dhe objekteve ushtarake pranë kufirit rus. Moska ka thënë se Rusia nuk kishte planifikuar dhe nuk planifikon të sulmojë ndonjë anëtar të NATO-s./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne