Kremlini zyrtar: Jemi gati për një samit mes Trump-Putin në SHBA

Kremlini u shpreh i gatshëm për të diskutuar për mundësinë e një vizite zyrtare të presidentit Vladimir Putin në SHBA vitin e ardhshëm, sipas një sugjerimi të këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

”Jemi plotësisht të gatshëm për të shqyrtuar një mundësi të tillë”, deklaroi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov duke specifikuar gjithsesi se nuk ishte marrë ende asnjë vendim konkret për këtë çështje.

Bolton konfirmoi gjatë vizitës që zhvilloi këtë javë në Moskë, për një samit midis Vladimir Putin dhe Donald Trump që pritet të diskutohet më 11 nëntor në Paris, ku dy presidentët do të takohen në vazhdën e ceremonive përkujtimore të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Bolton deklaroi për agjencinë e lajmeve ”Interfax” se fillimisht do të parashtrohet mundësia e një samiti në Uashington vitin e ardhshëm, më pas do të vijohet me vizitën e Trump në Moskë gjatë së njëjtit vit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne