Kreu i CIA-s zbulon rrethanat e vrasjes së gazetarit Khashoggi

Raporti i kryetares së CIA-s në Kongresin amerikan për mënyrën e vrasjes së gazetarit kritik saudit Jamal Khashoggi është bërë publike.

Gina Haspel, shefe e CIA-s amerikane kohët e fundit ka dhënë një raport në Kongres mbi mënyrën e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe ka thënë se Donald Trump e ka ndaluar atë të japë informacione mbi mënyrën e vrasjes së këtij gazetari mirëpo ajo për shkak të ligjin nuk ka mundur të refuzojë kërkesën e Kongresit për të raportuar mbi këtë rast. Haspel shtoi se ishte në dijeni të përpjekjeve për vrasjen e Jamal Khashoggi mirëpo Donald Trump dhe Jared Kushner dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan i kanë kërkuar asaj të mos implikohet në këtë çështje. Haspel tha se Muhamed Bin Selman princi i kurorës në Arabinë Saudite dhe forcat e shërbimit informativ të këtij vendi prej mëse një viti kanë ndjekur Jamal Khashoggi në Uashington dhe ishte parashikuar që ai të vritej në një restorant mirëpo CIA ka arrestuar forcat e Arabisë Saudite. Kjo ngjarje nuk është publikuar me urdhër të Donald Trump. Haspel shtoi se pas futjes së Khashoggi në Stamboll, CIA e dinte se ai po i afrohej vdekjes dhe për këtë informoi shërbimin informativ të Anglisë, mirëpo kryeministrja Theresa May nuk ka lejuar që agjentët britanikë të ndihmojnë Khashoggi në Stamboll. Haspel, planin e vrasjes së  gazetarit Jamal Khashoggi e ka krahasuar me një skenar filmi dhe ka thënë: Princi saudit në Stamboll dërgoi një ekip prej 15 oficerë specialë dhe 3 mjekë ligjorë të pajisur me mjete kimike dhe një sharrë hekuri dhe Bin Selman ka dhënë urdhër për garantimin e fluturimeve me avionë të këtyre personave. Sipas Haspel, mbështetja e 2 milion njerëzve për Jamal Khashoggi dhe kundërshtimi i tyre ndaj Bin Selman dhe përpjekja e Jamal Khashoggi për hapjen enjë partie politike në Kanada dhe Amerikë ishin arsyet e vrasjes së tij. siç kanalit MBC përveç informacioneve të Haspel vetë kongresi amerikan ka informacione të habitshme lidhur me vrasjen e gazetarit Khashoggi gjë e cila mund të çojë në dënimin e Kushner dhe thirrjen për mocion mosbesimi të presidentit Donald Turmp./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne