Kreu i Ligës Botërore Islame do vizitojë kampin e Aushvicit

Kreu i Ligës Botërore Islame Dr Mohammad Al Issa, pritet të jetë figura më e lartë fetare që do të vizitojë kampin e Aushvicit.

Vizita e tij e cila pritet të realizohet, vjen pas marrëveshjes me komitetin amerikano-hebre në Nju Jork.

Një deklaratë e përbashkët nga dy organizatat thotë se “qëllimi i organizimit është të kuptuarit e raporteve ndërfetare, si dhe bashkëpunimi kundër çdo forme të ekstremizmit”.

Al Issa tha se duke nderuar viktimat e Aushvicit, muslimanët dhe hebrenjtë do të krijojnë një respekt të dyanshëm të bazuar në tolerancë dhe diversitet.

Ai shtoi se sulmet e egra në Pittsurgh, Zelandë të Re dhe Sri Lankë për një kohë kaq të shkurtër tregojnë se të gjitha komunitetet duhet të ndezin alarm kundër atyre që duan të ndajnë njerëzimin.

Dr Al Issa, i cili dikur ishte ministër i drejtësisë i Arabisë Saudite, do të shoqërohet në udhëtimin e tij në Poloni nga David Harris, shefi i Komitetit Amerikano-Hebre.

Liga e Botërore e Muslimanëve ka bazën në Mekë, qytetin e shenjtë të muslimanëve.

Por historia e përkrahjes së muslimanëve ndaj viktimave të nazizmit nuk ka ka origjinë kaq të vonshme.

Pothuajse të gjitha ambasadat e shteteve muslimane në Francë kishin përgatitur dokumente qoftë dhe false për të dërguar hebrenjë tnë vendet e tyre që ishin më të sigurta.

Historia tregon për ambasadorin e atëhershëm turk, Behic Erkin i cili përdorte linjën hekurudhore për t’i dërguar të përndjekurit në vendin e tij.

Por më e pasura nga të gjitha me gjasë është historia e mikpritjes shqiptare. Një kërkim i shpejtë në rrjet nxjerr qindra artikuj e dëshmi të strehimit në qytete të ndryshme shqiptare. Dokumentet thonë se mbi 2000 hebrenj u strehuan në Kosovë dhe Shqipëri gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne