Kreu i OBSH: Planet e Izraelit për të ndaluar UNRWA janë të papranueshme

Ndërkohe që numri i viktimave në Gaza vijon të jetë në rritje, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili kryeson Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) të OKB-së, ka kritikuar planet e Izraelit për të ndaluar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë ( UNRWA ) në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gaza në një postim në X.

UNRWA mbështet rreth 6 milionë refugjatë palestinezë që jetojnë brenda dhe jashtë Palestinës, duke ofruar shërbime të drejtpërdrejta, si shkolla, qendra shëndetësore parësore dhe shërbime të tjera sociale.“UNRWA u krijua nga vendet e botës – anëtarët e OKB-së – për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e palestinezëve dhe e ka bërë këtë për më shumë se 70 vjet”, tha Tedros.

Kujtojmë se mbi 42 mijë palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftimeve në Gaza një vit më parë mes të cilëve mbi 16 mijë janë fëmijë. Ndërkohë mbi 1000 viktima janë raportuar nga kampi izraelit./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress