Kreu i ri i KMSH pret myftinjtë dhe imamët që i urojnë detyrën e re (foto)

Në selinë e KMSH-së, kryetari i ri Bujar Spahiu ka pritur këto ditë myftinj dhe imamë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndër shumë myftinj të tjerë atë e kanë vizituar edhe Myftiu i Shkodrës z. Muhamed Sytari, Myftiu i Korçës, z. Ledian Cikalleshi, Myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka si dhe shume imamë nga të gjitha qytetet e vendit me të cilët ka diskutuar mbi një sërë tematikash aktuale në lidhje me myftinitë dhe xhamite e rretheve. Kreu i KMSH ka theksuar se ka qenë një kënaqësi e madhe që të bisedojë me myftinjtë dhe imamët, të cilët kanë një detyrë të madhe mbi supe për kumtimin dhe përçimin e mesazheve dhe vlerave të fesë Islame. Kreu i KMSH i është lutur Allahut që t’i shpërblejë imamët për kontributin e tyre të vyer.

Kreun e ri të KMSH e kanë vizituar edhe shumë personalitete, delegacione dhe ambasadorë të ndryshem. Përvec tyre, kreu i ri ka pritur edhe Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Kreu i KMSH ka falënderuar përzemërsisht personalitetet, delegacionet, ambasadoret, myftinjte dhe imamët e nderuar me fjalet me të mira për urimet dhe fjalët e ngrohta me rastin e zgjedhjes se tij në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne