”Krim moral në Tiranë”, gazeta gjermane jehonë shembjes së Teatrit: Qeveria e përdori gjendjen e luftës, protestat tani janë kundër diktaturës

Një Krim moral në Tiranë

Në një aksion natën që gazeta e lartpërmendur e quan‚ ‘mjegullor‘ u shkatërrua Teatri Kombëtar që në rrënoja mori me vete një pjesë të identitetit kulturor dhe thelloi më shumë konfliktin mes qeverisë dhe opozitës.

Pa lajmërim të djelën herët fadroma (😂 ai sendi që thyn mure) i dërguar goditi me gjithë forcën fasadën e godinës së Teatrit. Kulla mbi hyrjen në godinë u rrezua ne menyre marramendëse. Me këtë vendim/ aksion pa kthim qeveria injoroi protestën mbi 2- vjeçare nga ‘Aleanca për Mbrojtjen e  Teatrit‘ dhe injoroi protestën popullore.

Pasi javën e kaluar kshilli bashkiak vendosi rrënimin e Teatrit, pati një reagim të shpejtë nga komisionerja e BE, znj. Mariya Gabriel, e cila i bëri thirrje qeverisë të mos marrë „….vendime të pa kthysehme, por të vazhdojë dialogun …“

Kontrata me korrupsionin

Para disa muajsh qeveria donte që zonën mbi 8000 m2 t‘ja dhuronte një firme, e cila me shpenzimet e veta do bënte në një siperfaqe më të vogël se ç’kishte teatri nje më të vogël dhe pjesën tjetër ta shfrytëzonte për interesa vetjake.
Por ktij Deal-i i erdhi era korrupsion dhe protesta e mbrojtësve të teatrit bëri të mundur që ky deal/ plan të çbëhet. Kryetari i bashkise, Erion Veliaj, pranoi që ky plan nuk ishte në rregull dhe premtoi që do ta merrte mbi vete (bashkine) shumen kreditire rreth 30 milionë për finalizimin e një projekti të ri e prestigjoz.
Por kundeshtarët e planit qeveritar ishin për kthimin në muze të Teatrit të vjetër. Dita e shkatërrimit të Teatrit shkaktoi protesta të ashpra kundër policisë ku pasuan dhe arrestime të shumta.
Në protestë morën pjesë dhe deputetë të opozitës. Si reaksion i këtij akti perfaqësuesit e opozitës Meta dhe Kryemadhi paralajmëruan protesta të ashpra në vazhdim.

Edi Rama e quajti mbështjetjen e protestuesve nga opozita në këtë kohë lufte „të papërgjegjshme“
Duket se qeveria e përdori ‚gjendjen e luftës, si adapte për finalizimin e këtij projekti.

Por cili është roli i vërtetë i opozitës në këtë çështje?

Opozita pasi bojkotoi parlamentin në 2018 dhe e ktheu parlamentin në një të tillë pa vendimmarrje e ka politizuar këtë protestë për qellime të veta.
Duket qarte që ky konflikt i dergoi ‘ujë’ burimit të opozitës që ka kohë që dëshiron dhe mundohet të shkaktojë krizë qeveritare.

Kundra Diktaturês!!

As planet mbresëlënëse të arkitektit danez, Bjarne Ingels, nuk e qetësojnë zemerimin e turmës që këtë aksion qeveritar e titullojnë “instalim diktature” në Shqipëri dhe Teatrin Kombëtar e kthyen në një ‚simbol qëndrese’ ndaj dhe kundra qeverisë.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj është i gatshëm „..t‘ju zgjasë dorën zemrave të thyera..“ zoti Kastriot Cipi, regjizor dhe anëtar i Aleancës per Mbrojtje të Teatrit në intervistën e tij ndaj gazetës FAZ u shpreh se „…prej tani protesta nuk do të jetë më per teatrin kombëtar por kundra diktaturës..

/Marrë nga: Frankfurter Allgemeine Zeitung 

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne