Krim në familjen shqiptare në SHBA, burri vret gruan dhe më pas veten! Të afërmit kërkojnë ndihmë për 2 fëmijët e çiftit

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Huntertoun të SHBA-ve. Mësohet se 49 vjeçari Arben Gllafce ka qëlluar 4 herë me armë zjarri drejt gruas së tij, Arjana Gllafce 48 vjeç dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën dhe trupat e bashkëshortëve të pajetë janë gjetur brenda një shtëpie 12000 të Shearwater Run.

Kur oficerët arritën në vendin e ngjarjes, i gjetën Arben dhe Arjana Gllacen të dy të pajetë si pasojë e plagëve të rënda që kishin marrë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, por mediat e huaja shkruajnë se kjo është vrasja e 13-të në këtë qark.

Të afërmit e të ndjerëve kanë kërkuar ndihmë nga shqiptarët duke hapur një llogari ‘gofund me’ ku kërkohet ndihmë për dy djemtë e çiftit. Djali i madh 23 vjeç duhet të kujdeset për vëllain e tij të vogël autik. /SHqiptarja/GazetaImpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne