Kriza në Bjellorusi/ Lubonja: Rama nuk është njeriu i duhur për të folur për vjedhje zgjedhjesh

Analisti Fatos Lubonja, ka folur mbi faktin se Edi Rama mund të jetë negociator në Bjellorusi mes palëve politike si kreu i OSBE-së, u shpreh se kryeministri shqiptar nuk është njeriu i duhur për të negociuar.

Sipas tij, nëse Rama do të negocionte, me siguri që pala e Aleksandër Lukashenkos do i thoshte që “ti ke vjedhur zgjedhjet në Shqipëri, e do negociosh për çështje të tillë”.

“Ajo që kemi vënë re për Bjellorusinë është se blloku që drejtohet nga Rusia, akuzon Perëndimin se po hyn në punët e Bjellorusisë, për arsye gjeo-politike, për të zgjeruar zonën e tyre të influencës. Nga ana tjetër, nuk mohohet se Perëndimi nuk ka të njëjtin standard kur bëhet fjalë për shtete me prerje autoritare që janë në krahun e vet si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia apo sic janë Bjellorusia që është me Rusinë apo sic ishte Ukraina.

Për t’u kthyer tek Edi Rama, mendoj se nuk është përfaqësuesi më i mirë për të folur atje për vjedhje votash. Ata mund t’i thonë se ke bërë zgjedhje me mafien në Shqipëri, ti ke bërë zgjedhje pa opozitë, ti do vish të na tregosh ne zgjedhjet. Rama është negociaor i brishtë , nëse Perëndimi do e zgjidhte si të tillë. Është problem që te negociojë prsh Vucic, Gjukanovici apo Rama. Rama do të bëjë rolin e vet, që të flasë për demokracinë atje, edhe pse brenda vendit të vet ka prirje autoritariste. Nëse Rama do zgjidhte dicka, do të ishte dicka e mirë. OSBE vetë mban qëndrime të buta ndaj regjimeve autokrate”, tha Lubonja.

Në lidhje me situatën politike aktuale në Shqipëri, Lubonja theksoi se gjendemi në krizë të thellë, e se vendi po rrëshket gjithnjë e më shumë, edhe nga mungesa e shtetit.

“Klasa politike e jona ka hyrë në politikë më shumë për interesa të veta ekonomike, për të mbajtur apo shtuar pasurinë etj. Ndërsa, klasa politike ruan pasurinë që ka, vendi po rrëshket në krim, shumë vrasje, krime shoh. Nga opozita presim shumë, por nuk e dimë sa do ia dalë. Pashë deklaratë nga Rudina Hajdari që tha do krijojmë parti me ajkën e njerëzve. Nga ana tjetër, sa i përket opozitës jashtë-parlamentare duket se beson shumë se Ramës i kanë ikur nga duart shumë gjëra dhe nuk di sa mund ta motivosh kur mendon se ke fitore të sigurt.

Unë mendoj se duhet të ketë më shumë motivim. Opozita vetëm premton e nuk dimë nëse do ketë projekte reale. Duhet parë si mund të shkatërrosh këtë ekonomi kriminale dhe të zëvendësosh këtë me ekonomi të shëndoshë e nuk shikoj dritë. Duhet të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Jemi në krizë sic kemi qenë, madje kjo është krizë edhe më e thellë, por më e qetë”, u shpreh Lubonja./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne