Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe homologu i tij britanik, Dominic Raab, biseduan mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe Palestinë.
Sipas agjencisë së lajmeve QNA të Katarit, ministri Al Thani ka zhvilluar një vizitë në Britani për takime zyrtare ku dhe u takua në Londër me homologun e tij Raab.
Në takim krahas marrëdhënieve në fushën e ekonomisë dhe investimeve mes dy vendeve u bisedua edhe për zhvillimet në rajon.
Ministrat e Britanisë dhe Katarit në takim theksuan se çështja e Palestinës duhet të zgjidhet në kuadrin e rezolutave ndërkombëtare, që parashikon formimin e një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor./AA