Kryediplomati francez: Populizmi në Evropë simptomë e dobësisë së thellë

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, deklaroi se Evropa nuk duhet të lejojë që Brexiti, ose dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) ta fus atë në një vorbull, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ende bashke me britanikët po kërkojmë zgjidhjen më të mirë të mundshme, megjithatë nuk guxojmë të lejojmë që Brexiti të fus Bashkimin Evropian në vorbullën e tij”, tha Le Drian në konferencën vjetore për BE-në që u mbajt në Firencë.

Ai theksoi rëndësinë që BE të mos lejojë Brexiti të dobësojë kapacitetet e saj në procesin e marrjes së vendimeve të rëndësishme.

Në vazhdim, ai tha se populizmi në rritje në Evropë duhet të kuptohet si një simptomë serioze e dobësive të thella dhe hendekut që kanë mes vete institucionet dhe qytetarët e thjeshtë, gjë e cila sipas tij krijon një pabarazi në rritje në shoqëritë evropiane.

Ai shtoi se vendet anëtare të BE-së doemos t’i kushtojnë më shumë vëmendje çështjeve siç janë terrorizmi, lufta tregtare e mundshme, ndryshimet klimatike dhe digjitalizimi./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne