Kryediplomati i BE-së, Borrell: Urdhër-arresti për Netanyahun duhet të respektohet dhe zbatohet

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se urdhri i arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant duhet të respektohet dhe të zbatohet.

Borrell i cili ndodhet për takime në Jordani, ka bërë vlerësime lidhur me lëshimin e urdhër-arrestit të GJNP-së kundër Netanyahut dhe Gallantit. “Vendimi nuk është politik. Vendimi i gjykatës duhet të respektohet dhe të zbatohet”, tha kryediplomati i BE-së, Borrell.

Duke i bërë thirrje të gjitha vendeve të BE-së, Borrell tha: “Të gjitha vendet anëtare të Gjykatës, ku përfshihet edhe BE-ja, i ftoj të zbatojnë vendimin”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress