Kryegjyqtarja e “listës së zezë”/ “Rrëzoi”, Prokurorinë dhe përfundoj në KLD

Kryetarja e Rrethit Gjyqësor Krujë, Alma Kolgjoka, ka qenë një ndër gjyqtarët e “listës së zezë”, së ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kujtojmë se në vitin 2014, ish-Ministri i Brendshëm, me një letër drejtuar Presidentit të atëhershëm të Republikës, Bujar Nishani  detajonte të gjitha vendimet e çuditshme të gjykatësve.

Një ndër gjyqtarët e listës ishte edhe Alma Kolgjoka, e cila aktualisht udhëheq gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Tahiri i shkruante Presidentit dhe i kërkonte që  KLD të marrë masa ndaj gjyqtarëve, në lidhje me vendimet skandaloze që ata sipas Tahirit kishin ndërmarrë.

“Me respektin më të lartë për institucionin e Presidentit të Republikës, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ju drejtohemi përsëri, për të ndarë me ju shqetësimin e vazhdueshëm mbi disa vendime të gjykatave, më së paku të diskutueshme, në mos fort absurde. Vlerësoj se vendimet e gjykatave nuk janë të gjykatave, nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi”, shkruante Tahiri.

Rastet e dërguara në KLD

U arrestua në flagrancë Nazam Troci. Prokurorja e çështjes Sonila Muhametaj ka kërkuar masën burg pa afat. Gjykata e Krujës me gjyqtare Alma Kolgjoka (Hoxha) ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe lirimin e menjëhershëm të tij.

Pas arrestimit të Përparim Cacës, prokuroria ka kërkuar burg pa afat, gjyqtarja Alma Kolgjoka ka vendosur arrest shtëpie.

Sërish gjyqtarja e Krujës, Alma Kolgjoka, ka vendosur të lërë në arrest shtëpie të arrestuarin që akuzohej për armëmbajtje pa leje Tahir Kullaj.

Këto janë rastet, ku pretendohet se Kolgjoka në rolin e gjyqtares ka qenë më e “mëshirshme” ligjërisht se sa duhet.

CNA.al sjell deklaratën e pasurisë së kryegjyqtares Kolgjoka, e cila burim ët ardhuash ka deklaruar pgën e saj dhe të bashkëshortit.

Deklarata e pasurisë së Alma Kolgjokajt

Shtesë për vitin 2017, (Burimi nga paga), në shumën 270.000 mijë lekë.

Shtesë nga shitja e automjetit në emër të bashkëshortit, në shumën 7.000 euro.

Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, në shumën 1.140.370  lekë.

Bashkëshorti, shtesë për vitin 2017 ( Burimi nga paga), në shumën 130.000 lekë.

Punonjës pranë Drejtorisë së Përgjithshme për hetimin krimit të organizuar  dhe krimet e rënda nga data 01.01.2017 deri me datë 31.05.2017, e nga ajo ditë në vijim punonjës në aparatin e Drejtorisë së Policisë së Shtetit.  Shuma e të ardhurave në vlerën 1.017.791 lekë./CNA.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne