Shqiperia

Kryemadhi: Kush nuk lë mandatin do përfundojë në kosh plehrash si ato të Ukrainës

Pas takimit që zhvilloi me kryetarin e PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është pyetur jashtë ambienteve të selisë blu nga gazetari Klajdi Bodlli se çfarë do ndodhë me deputetët që nuk dorëzojnë mandatin e deputetit duke iu referuar rastit të Lefter Kokës.

Kryemadhi u shpreh se kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë.

Zonja Kryemadhi a ka deputetë të tjerë të LSI-së, përveç z. Koka në listat që pasojnë deputetët aktualë që mund të largohen drejt mazhorancës? A keni ju një komunikim me ta?

Kryemadhi: Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër. Faleminderit.

OPINIONE