Kryeministri izraelit “kërcënime” ndaj Hamasit

Kryeministri izraelit, Binjamin Netanyahu, në lidhje me përjetimet në kufirin me Rripin e Gazës ka kërcënuar Hamasin.

Netanyahu para mbledhjes javore të kabinetit të tij, tha se janë shumë pranë për të vendosur në zbatim “goditjet e forta” për të parandaluar ngjarjet në kufirin e Gazës. Ai duke akuzuar Hamasin për shkak të ngjarjeve në kufi, tha se “Me sa kuptohet, Hamasi nuk e ka marrë mesazhin që është dashur të jepet. Nëse nuk i japin fund kësaj atëherë do të ndalen me një rrugë tjetër. Dhe kjo rrugë tjetër që do të zbatojë Izraeli do të jetë e dhimbshme”.

– Edhe ministri izraelit i Mbrojtjes ka kërcënuar Hamasin

Ndërsa në anën tjetër ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, në një deklaratë për një gazetë lokale ka pretenduar se Izraeli ka shteruar të gjitha opsionet për shkak të demonstratave që kanë vazhduar për më shumë se 6 muaj në kufirin e Gazës dhe se është hyrë në një rrugë pa kthim.

“Kemi luajtur çdo gurë dhe kemi arritur në një rrugë pa kthim. Kemi arritur në fazën ku duhet të japim goditjen më të ashpër që Hamasi mund të imagjinojë”, tha Liberban, duke bërë përgjegjës Hamasin për ngjarjet e ndodhura në kufi.

Që nga 30 marsi e deri tani, palestinezët kanë zhvilluar demonstrata paqësore nën emrin “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin izraelit me Rripin e Gazës, e cila është nën bllokadë.

Ndërsa ushtarët izraelitë po qëllojnë me plumba të vërtetë mbi popullatën civile, që kërkon “heqjen e bllokadës së paligjshme të vendosur në Gaza që prej vitit 2016 si dhe kthimin në territorin e tyre nga të cilin janë dëbuar”.

Më shumë se 200 palestinezë janë martirizuar në sulmet e ushtarëve izraelitë që prej 30 marsit, kur filluan protestat.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne