Opinion Shqiperia

Kryeministri izraelit Netanjahu vizitë zyrtare në Shqipëri në nëntor

nga Gjergji Thanasi.

Në nëntor kryeministri Netanjahu do të vizitojë Shqipërinë. Kjo vizitë na miklon ne si shqiptarë, sepse kryeministri Netanjahu do i japë prioritet vizitës në Shqipëri krahasuar me atë në Bullgari. Vizita është shumë e rëndësishme, sepse Izraeli, ndonëse vend i vogël punches above his ëeight, pra godet më fort sesa ka takatin!

Kjo vizitë mund të ketë edhe një surprizë shumë speciale me jehonë shumë të fuqishme sesa marëdhëniet izraelito-shqiptare. Ka të ngjarë, ndonëse agjenda e vizitës së kryeministrit Netanjahu nuk është përcaktuar plotësisht, që ai gjatë vizitës së tij në Shqipëri të ketë një samit (takim midis shefave të shteteve) me presidenten në ekzil të Republikës së Iranit të Lirë, Madam Mirjam Raxhavin! Një vizitë e tillë në Shqipëri dhe një samit Netanjahu-Raxhavin pa pikë dyshimi do të ngjallë interes më shumë se rajonal.

Njohja e Kosovës

Si i krishterë i mirë, që jam, do ndez një qiri në kishë dhe do i lutem Zotit, që kryeministri dhe kryerilindasi Edvin në takimin e ardhshëm me kryeministrin Netanjahu të lobojë sa më fort që Izraeli më së fundi të njohë Republikën e Kosovës e të lidhë marrëdhënie diplomatike me të! Fundi i fundit sikur nuk ka fare lezet që kompania izraelite e transportit me kontejnerë ZIM të ketë seli në Kosovë, të fitojë shumë pare në Kosovë dhe shteti izraelit bashkëpronar në kompaninë ZIM të mos e njohë Kosovën si shtet i pavarur!

OPINIONE