Bota Rajoni

Kryeministri izraelit përfundon në spital

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka përfunduar në spitalin e Jerusalemit të martën mbrëma pasi vuajti nga ethe të larta dhe kollitje, tha zyra e tij.

Netanyahu, 68 vjeç, u urdhërua t’i nënshtrohet një sërë testesh në Qendrën Mjekësore Hadassah në Ein Karem, sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit.

Deklarata renditi simptomat e tij si ethe të lartë dhe kollitje, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Spitali tha se kryeministri po kalonte teste paraprake.

Faqja e lajmeve Ynet raportoi se ai iu nënshtrua një rreze X dhe rezultatet ishin normale. Sipas faqes, gjendja e tij nuk ishte kërcënuese për jetën.

Gjendja e kryeministrit u përkeqësua për shkak se ai nuk kishte marrë pushim të mjaftueshëm për t’u rimëkëmbur plotësisht nga një sëmundje dy javë më parë, tha Zvi Berkowitz, nga zyra e shtypit e kryeministrit.

Ai u dërgua në spital në makinën e tij normale dhe jo në një ambulancë.

Një zëdhënës i Zyrës së Kryeministrit tha për Times of Israel se ata nuk ishin “të vetëdijshëm” në qoftë se një zëvendëskryeministër i përkohshëm ishte emëruar, i cili do të merrte përsipër nëse Netanjahu do të duhej të qetësohet.

Tani për tani radio e ushtrisë raportoi se ishte i vetëdijshëm dhe i aftë për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë e tij si kryeministër.

Një mbledhje e kabinetit të sigurisë të nivelit të lartë të planifikuar për të mërkurën nuk u anulua. Nëse Netanyahu nuk mund të marrë pjesë, Ministri i Mbrojtjes Avigdor Liberman do të drejtojë takimin, tha ministri i Strehimit Yoav Galant për Radion e Ushtrisë.

Sëmundja e mëparshme e Netanjahut, e cila ishte e paspecifikuar, kishte shkaktuar një vonesë në pyetjen e tij nga policia gjatë një hetimi për akuzat e korrupsionit lidhur me gjigantin e telekomit Bezeq.

Ai u mor në pyetje të hënën, së bashku me bashkëshorten Sara dhe djalin Yair.

OPINIONE

INTERVISTA