Kryeministri malajzian: Antisemitizmi u shpik për të parandaluar qortimi e çifutëve

Në vitin 2013, kryeministri malajzian Mahathir Mohamad doli në shqtyp duke nxitur shfarosjen e të gjithë çifutëve dhe përmendi si shembull Holokaustin.

Antisemitizmi është një strukturë artificiale e krijuar për të ndaluar njerëzit nga kritikimi i çifutëve për çdo keqbërje, duke i bërë ata racën e vetme që është përtej qortimit, tha kryeministri malajzian Mahathir Mohamad në një intervistë me Associated Press të hënën.

“Nuk ka racë që nuk mund të qortohet. Nëse jeni anti-semit, duket sikur jeni kriminel… Antisemit është një term që është shpikur për të parandaluar njerëzit që të qortojnë çifutët për të bërë gjëra të gabuara”, ai vuri në dukje.

Mohamadi, i cili u betua si kryeministër në muajin maj, më herët u shpreh se “çifutët e qeverisin këtë botë me prokurë”.

Ai ende këmbëngul që nuk është kundër çifutëve, por qoton vetëm veprimet e tyre.

Në vitin 2013 Mohamad tha se diçka e cila mund të interpretohet si një thirrje për të shfarosur të gjithë çifutëtët, duke përmendur si shembull Holokaustin e çifutëve europianë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“1.3 miliardë muslimanë nuk mund të mposhten nga disa milion çifutë”, tha ai në Samitin e Organizatës së Konferencës Islame në Kuala Lumpur.

“Duhet të ketë një zgjidhje. Dhe ne mund të gjejmë një zgjidhje vetëm nëse ndalojmë të mendojmë, të vlerësojmë dobësitë tona dhe fuqinë tonë, të planifikojmë, të thurim strategji dhe pastaj të kundërveprojmë”, citoi ai.

“Në fakt ne jemi shumë të fortë. 1.3 miliardë njerëz nuk mund të shfarosen lehtësisht. Europianët vranë 6 milionë nga 12 milionë çifutë”, “vazhdoi ai.

Ai shtoi se ishte i kënaqur që etiketohej si një antisemit.

“Si mund të jem ndryshe, kur çifutët që shpesh flasin për tmerret që pësuan gjatë Holokaustit tregojnë të njëjtin mizori dhe tegohen të pazemër jo vetëm ndaj armiqve të tyre, por edhe ndaj aleatëve të tyre. A nuk duhet të bëhet një përpjekje për të ndaluar vrasjen e pakuptimtë e armiqve të tyre palestinezë?” argumentoi ai.

Në vitin 2007, Mohamad bëri të ditur për krijimin e një gjykate për krimet e luftës që do të përqendrohej mbi viktimat e abuzimeve në Irak, Liban dhe territoret palestineze.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne