Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë vizitë në Shqipëri

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë, İsmail Rüştü Cirit, ka realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është takuar me zyrtarë të lartë të vendit.

Cirit, i cili kryeson një delegacion me përfaqësues nga gjykatat turke, gjatë vizitës është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

“Presidenti Meta e falënderoi Cirit për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në sistemin e drejtësisë dhe shprehu dëshirën e besimin që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen. Turqia, tha presidenti Meta, është një vend me rëndësi të madhe për sigurinë dhe paqen jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për Bashkimin Europian, në mënyrë të veçantë për kontributin në përballimin e krizës së jashtëzakonshme të refugjatëve”, thuhet në njoftimin nga Presidenca e Shqipërisë.

Në takimin e realizuar në Presidencën e Shqipërisë, ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori.

Cirit, gjithashtu është takuar edhe me kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori dhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Bashkim Dedja./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne