Kryetari i partisë maqedonase: Mund të jem sulmuar për shkak të Ligjit të gjuhëve

Kryetari i Partisë Liberal Demokrate, Goran Milevski, dje është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur. Ai rastin e ka paraqitur në polici, ndërsa thotë se ka marrë edhe trajtim mjekësor.

“Isha duke folur në telefon dhe personi përnjëherë më doli para dhe filloi të më godasë. Pasi më grushtoi disa herë u largua. Unë qëndrova i qetë dhe nuk ia ktheva dhe është mirë që ka përfunduar me aq. Kjo nuk është problem, por problem është vetë akti i sulmit të deputetit i cili përfaqëson 10 mijë qytetarë”, tha Milevski.

Ai dyshon se arsyeja për sulmin ndaj tij ka qenë nervoza që erdhi për shkak të votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Nuk mund të komentoj nëse kjo ka qenë e organizuar, por çdo rast duhet të merret seriozisht. Por ata duhet ta dijnë se as mua as kolegët e mi nuk do të na ndalojnë të realizojmë agjendën, e cila parasheh hyrje në NATO dhe BE”, ka thënë Milevski.

Nga MPB thonë se po punojnë në zbardhjen e rastit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne