Kulisat për Lleshin/ Çfarë ndodhi që Ilir Meta ndryshoi qëndrim

Presidenti Ilir Meta po shkon drejt dekretimit të Sandër Lleshit. Ky vendim është vetëm cështje kohe. Mbase të hënën ai do të hedhë firmën mbi dekretin e ri që Rama i çoi dje në Presidencë. Kjo kuptohet nga deklarata që shpërndau sot për mediat zëdhënësi i presidenti, Tedi Blushi.

Mes rreshtash lexohet qartësisht se Meta nuk do ta kundërshtojë më emrin e Lleshit. Pyetja që shtrohet në këtë rast është kjo: Çfarë e bëri Ilir Metën të ndryshojë mendje, si iu krijua bindja e plotë për emrin e Lleshit? Natyrisht dy mund të jenë arsyet: presioni ndërkombëtar ndaj tij ose ndonjë pazar i fshehtë me Ramën për t’i mbyllur ndonjë punë, ashtu siç organizata e Rilindjes di t’i mbyllë punët.

Kujtojmë që për mosdekretimin e Sandër Lleshit në vend të Xhafēs reagoi ambasada amerikane, ambasadori i BE-së dhe diplomatë të tjerë të perëndimit.

“Prej ditës së djeshme Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim lidhur me dekretimin e Sander Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm. Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi)”, thuhej në reagimin e Metës.

Por cilado qoftë arsyeja që e ka shtyrë Metën të tërhiqej, duket se Rama ka qenë i sigurt për këtë lëvizje të Metës. Jo më kot e ridërgoi në Presidencë dekretin me emrin e tij.

Bindja se Meta do firmosë për Lleshin, të forcohet akoma më shumë nëse lexon më pas edhe deklaratën e shpërndarë për mediat nga Kryeministria, pak pas deklaratës së dalē nga Presidenca.

Endri Fuga vlerësoi në emër të Ramës qëndrimin e ri të Presidencës për çështjen e Lleshit.

“Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, e pershendet perpjekjen e Presidentit te Republikes, Ilir Meta, per te kerkuar “pergjigje te qarta, te plota dhe shterruese, ndaj të gjitha çeshtjeve”, qe sipas tij, Presidenti i Republikes, “nuk mundi te sqarohej heren e pare, pavaresisht nga perpjekjet e tij te vazhdueshme per bashkepunim”, siç shprehet Presidenti permes zedhenesit, lidhur me dekretimin e Ministrit te Brendshem. Duke shprehur besimin se ne kete proces te ri, ku Kuvendi ka padiskutim fjalen e fundit pas Kryeministrit e Presidentit, Presidenti i Republikes, nuk do te kete asnje arsye te lekundet ne bindjen e vet per respektimin e Kushtetutes dhe do ta dekretoje Ministrin e Brendshem, Kryeministri i Shqiperise do te bashkepunoje me durim e me perkushtim te plote me Presidentin e Republikes, per ta ngjitur me sukses krisjen kushtetuese qe ka sjelle e shtuna e shkuar.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e drejtorit të Komunikimit në Kryeministri./ lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne