‘Kundër pavarësisë së Kosovës’, Koçi ‘përplaset’ në Beograd

Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore që po mbahet në Beograd, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, iu përgjigj ‘flakë për flakë’ sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Ky i fundit deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe Metohisë dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shnëdrrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Fill pas kësaj deklarate ka reaguar Koçi, duke shtuar se; “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM. Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne