Opinion

Kundra Levizjes Studentore Dhjetor 1990

Nga Fabjan Ceka

Nje fantazem po endet neper Shqiperi – fantazma e komunizmit. Te gjithe funderrinat dhe mbeturinat historike shqiptare kane bashkuar forcat per nje gjueti shtrigash kunder kesaj fantazme: akinxhinjte e djathte dhe pashallaret e “majte”, bajraktaret dhe levizjet studentore. Ka ardhur koha qe komunistet te tregojne perseri menyren se si ata e shikojne boten, qellimet, tendencat e tyre, dhe te mos kene me turp per bindjet dhe idealet komuniste.

Data 8 Dhjetor 1990 eshte nje date e zeze per komunistet shqiptar. Levizja studentore e Dhjetorit te vitit 1990 shenon fundin simbolik te socializmit ne Shqiperi, dhe fillimin e nje periudhe terrori qe vazhdon akoma. Studentet e Dhjetorit 1990 jane ai brez i cili sundon Shqiperine qe nga ajo date famekeqe. Baza ideologjike e tyre mund te perkufizohet si nje pangopuri kronike. Pangopja eshte ideali i tyre i vetem. Pangopja nga shkaterrimi, plaçkitja, vjedhja. Ky brez studentor, edhe mbas 28 vjetesh, nuk eshte ngopur akoma. Ata jane misherimi me i vertet i kapitalit. Kapitali duhet te zgjerohet dhe gllaberoj territore ne myre qe ai te vazhdoj te egzistoj. Kapitali duhet te gjej tregje te reja, se per ndryshe ai zhduket. Kapitali duhet te haj jete njerezish, ndryshe ai vdes. Brezi studentor 1990 eshte pefaqesimi me i denje i kapitalit ne forme njeriu, ata duhet te gllaberojne, vjedhin, plaçkitin se per ndryshe vdesin. Ata nuk mund te rrine dot pa ngrene jete njerezish. Studentet e Dhjetorit 1990 jane personifikimi i te pangopurit. Ky eshte brezi qe shiti pasurite kombetare per interesa private. Ky eshte brezi qe privatizoj pronat publike dhe i shiti per interesa private. Ky eshte brezi qe la pjesen me te madhe te shqiptareve pa pune per ti perdorur si mish per top per interesat e tyre private. Ky eshte brezi i fajdeve dhe firmave piramidale. Ky eshte brezi i shkaterrimit dhe djegies se Shqiperise ne vitin 1997. Bilanci, qe erdhi si rrjedhoj e kesaj levizjeje studentore, me trasformimet qe ajo solli ne shoqeri, jane bilance qe i gjejme vetem ne vende ku ka lufte. Vetem ne vende ku ka lufte mund te gjejme shkaterrime te tilla. Gjithçka qe u ndertua ne 45 vite socializem e shkaterruan. Jo me kote, partine qe krijuan studentet, Partia Demokratike, implementoi terapine e shokut sapo ajo mori pushtetin, per ta çuar vendin nga nje vend me ekonomi te planifikuar, ne nje vend ku sundon tregu i lire. Kjo metode çnjerezore e çoi vendi disa here ne kolaps, duke shkaterruar jeten e miliona njerezve, te cilet u detyruan te emigronin jashte vendit. Demet me te medha te shkaktuara nga politikat brutale dhe çnjerezore te ketij brezi jane pasojat morale dhe shpirterore qe ato i kane lene shoqerise, nga te cilat shoqeria shqiptare nuk e ka marre kurre veten. Shqiptaret jane nje popull i traumatizuar nga keto politika qe kane shkaterruar strukturen shoqerore, familjen dhe dinjitetin njerezor.

Ne mbrojtje te termit komunist

Frika qe brezi studentor i 1990 ka ndaj komunizmit duket qarte nga menyra se si ajo e perdor kete fjale. Menyren se si ata e perdorin termin komunizem dhe socializem nuk ka fare lidhje me kuptimin origjinal te socializmit dhe komunizmit. Per te hedhur poshte arritjet e medha te socializmit ne Shqiperi, ata perdorin termin komunizem si diçka qe ka lidhje vetem me te keqen. Ne kete menyre ata arrijne qe ti bejne lavazh truri brezave te rinj ne menyre qe termi komunizem te kete vetem konotacion negativ. Eshte e pamundur te gjesh ne mediat dhe debatet televizive shqiptare perdorimin e termit komunist ne lidhje me diçka pozitive. Sa me shume ata e ulin termin komunist/komunizem, aq me frike kane nga ekoja e arrtjeve te medha te socializmit shqiptar, dhe nga dikush qe mund te denjoj ti permend keto arritje neper mediat shqiptare, dhe si rrjedhoj ti zgjoj shqiptaret nga ky gjum letargjik 28 vjeçar. Poshterimi i socializmit behet pikersiht per te fshehur shkaterrimin, plaçkitjen dhe vjedhjen qe brezi i studenteve te Dhjetorit 1990 i ka bere Shqiperise. Si brez i deshtuar ne te gjitha drejtimet, me te kane lindur edhe teori konspirative. Siç fashistet dhe nazistet krijonin teori konspirative se e keqja e botes jane hebrenjte, dhe se çdo gje e keqe ne bote dhe ne Gjermanin naziste, ishte si rezultat i kontrollit qe hebrenjte ushtronin ne Gjermani dhe ne bote, po ashtu ne shqiperine post 1990, faji i gjithçkaje te keqe qe ndodh ne Shqiperi e kane komunistet! Teoria konspirative thote, qe ne fakt, studentet e Dhjetorit 1990 ishin komunist dhe e moren pushtetin ne menyre qe anti-komunistet mos te merrnin shtetin ne dore. Pra, sipas kesaj teorie, Shqiperia eshte nje shtet komunist, sepse ne qofte se shteti drejtohet nga nje klase komunistesh, edhe Shqiperia duhe te jete komuniste. Te gjithe ne e kemi degjuar shprehjen se keta qe drejtojne sot Shqiperine jane komunista apo bij komunistash, prandja nuk behet Shqiperia. Kjo teori tregon shume gjera ne menyre indirekte per shoqerine shqiptare. Nje nga keto eshte se niveli i llogjikimit eshte nen-mesatar, madje skizofren. Komunistet shqiptar ndertuan Shqiperin nga hiçi, duke e industrializuar dhe zhvilluar ate. Kalimi nga nje ekonomi mesjetare feudale ne nje ekonomi te planifikuar dhe te çentralizuar i dha nje hap gjigand drejt zhvillimit te shoqerise shqiptare. Ndertimi i shoqerise socialiste i bazuar ne parimet e socializmit shkencor te Marxit dhe te Engelsit, beri te mundur kalimin e te gjitha etapave qe kishte kaluar shoqeria evopiane ne pese shekuj, ne vetem 45 vite tek shqiptaret. Kolektivizimi, planifikimi, kooperativizimi, ishin koncepte aliene per shqiptaret. Ata ishin mesuar ne nje shoqeri mesjetare ku toka nuk punohet, rrihet kembekryq deri sa te vij thirrja e Sulltanit per lufte dhe ku mund te plaçkiten territore. Mosdashja e shqiptareve per token, urrejtja e tyre per punen, beri qe shqiptaret ta shihnin ne menyre skeptike kete sistem te ri te ardhur nga Perendimi. Megjithate, me gjithe veshtiresit qe paten, u bene aarritje te medha ne arsim, shendetesi, ekonomi, shkence, bujqesi, blegtori, ushtri, elektrifikim, kinematografi, etj. Duke mos harruar se keto ishin gjera inegzistente perpara se te krijohej Shqiperia Socialiste.
Realiteti eshte ai qe eshte sepse ne e duam ate te jete ashtu. Shoqerite, gjithmone, e justifikojne gjendjen e botes reale ku ata jetojne nepermjet genjeshtres. Njerezit gjejne lloj-lloj justifikimesh per te mos pranuar te verteten. Urrejtja ndaj socializmit te shqiptareve ne pergjithesi, ishte nje urrejtje qe buronte nga pandergjegjia, e thene ndryshe, nga nen-ndergjigjia, pasi ata e justifikonin ate urrejtje me mungesen e lirise apo me varferine, duke menduar se keto ishin arsyet se perse duhej urryer sistemi socialist. Urrejtja ndaj diçkaje vjen gjithmone si nje reaksion ndaj nje gjeje qe ty nuk te lejohet te besh me. Urrejta e krimit ndaj ligjit eshte nje shembull perfekt. Krimi e urren ligjin jo sepse ka diçka personale me te, por pikerisht per faktin se ligji e ndalon krimin.
Urrejta qe kane sot shqiptaret per socializmin vjen si rrjedhoj e frustrimit qe ata kan ndaj realitetit. Duke mos arritur te ndertojne dot nje shtet funskional dhe nje shoqeri t zhvilluar, ata e nxjerrin frustrimin e tyre tek e kaluara socialiste, siç nje prind rreh femijen e tij per te nxjerr frustrimet dhe deshtimet e tij tek femija.
Duke u kthyer edhe nje here te teoria konspirative, keta komunist, qe bene gjithe keto arritje gjigande per Shqiperine, siç e permenda me siper, ne vitin 1990 moren perseri pushtetin dhe e shkaterruan vendin me duart e tyre per inat te anti-komunisteve!!

Levizja Studentore Dhjetor 2018

Rinia shqiptare eshte nje rini disi sui-generis ne raport me rinine evropiane. Rinia shqiptare nuk ka endrra dhe ideale, ajo nuk krijon dot levizje artistike qe te shpreh pikepamjet e saj ne lidhje me shoqerine shqiptare. Rinia shqiptare eshte e vaket, e mefshte, dhe pa vizion. Qellimet e saj jane se si te behet vegla e ndonje partie qe te zere ndonje pune.
Nga pikepamja ideologjike dhe politike, rinia shqiptare, eshte reaksionare. Ajo i urren idete revolucionare qe sjellin progres dhe zhvillime cilesore ne shoqeri. Shembulli i levizjes studentore i vitit 1990 eshte nje shembull tipik. Rinia shqiptare anon ne menyre insinktive drejt te djathes me reaksionare dhe anti-revolucionare. Nje tjeter shembull e gjejme te levizjet studentore te ketyre diteve. Kjo levizje studentore ka te tera karakteristika qe i ka shoqeria shqiptare. Munges organizimi, mospatja totale e nje vizioni, nihilizem, anarkizem, rremuja dhe lemshi, ide jo-revolucionare, por thjesht ndryshime qesharake dhe siperfaqesore. Pra ide te djathta.
Ne pergjithesi, levizjet studentore evropiane, jane te gjitha marksiste/komuniste. Ato e gjejne ispirimin e tyre tek idete revolucionare dhe jane kundra kapitalizmit. Levizjet studentore shqiptare jane levizje tipike kapitaliste. Ato nuk duan nje shoqeri anti-kapitaliste, por nje shqoeri kapitaliste ku edhe ato te behen pjese e sistemit. Ky fakt te bene te dyshosh shume per rinin shqiptare dhe per shoqerine shqiptare ne pergjithesi. Levizjet studentore ne Shqiperi jane nje prove tjeter se si shoqeria shqiptare eshte ndertuar mprapç, ku rinia nuk kerkon kurre rrezimin e sistemit kapitalist, perkundrazi, instalimin e kapitalizmit me idete e djatha me reaksionare si ajo e Dhjetorit 1990./ Gazeta Impakt

OPINIONE