Kur shkenca ndryhet nga një dogmë filozofike

160 vjet Darwinizëm

Dr. Arbër Vokrri

Vendikim me çdo kusht, qoftë edhe me mashtrim


A ju kujtohen figurat nga librat shkollorë ku na thuhej se embrionet e llojeve të ndryshme i ngjajnë njëri-tjetrit, ngase e kemi prejardhjen e përbashkët? Autori darvinist i asaj figure e cila ende mësohet në shkolla, Ernst Haeckel, është dënuar për atë mashtrim qysh në vitin 1874 nga vetë universiteti i tij (Jena, Thuringen/Gjermani). E ajo figura e fluturave të bardha mbi drunjtë e zi, fluturave të zeza mbi drunjtë e bardhë me storjen e shumimit të njërës dhe rrallimit të tjetrës varësisht nga ndotja e ambijentit në Britani? Është konfirmuar kaherë se ato flutura nuk rrijnë mbi drunj, përveq kur darvinistët i fiksojnë ashtu me anë të ngjitësit, për ta provuar dogmën e tyre. Ose fotoja apo vizatimi i laboratorit të Stanly Muller i cili kinse e ka dëshmuar formimin e aminoacideve nga substancat inorganike? Është dëshmuar se eksperimenti i tij përveq manipulimit të kushteve (ndryshe nga ato në natyrë), larg nga provimi i evolucionit kimik, ka dëshmuar se produkti në fakt është përzierje tepër helmuese që shpie në drejtim të kundërt nga jeta.

Ka edhe mijëra shembuj tjerë të tentativave për ta pajisur një ide filozofike me mbështetje shkencore, konkretisht filozofinë natyraliste dhe kampionin e saj Charles Darwinin me argumente empirike, dhe kur këto dështonin, atëhere – me mashtrime.

I nevojitej edhe politikës

Para fiks 160 vitesh filozofisë materialiste iu shtua edhe një referencë me pretendime shkencore, e cila do të fitonte mbështetje të fuqishme nga qarqe politike e intelektuale që po e dizajnonin modernizmin. Ishte një botë ku Kisha e kishte humbur pushtetin politik dhe tani po e humbte edhe  autoritetin moral gjatë e pas revolucioneve të njëpasnjëshme në Europë e Amerikë. Pushtetet dhe autoritetet e reja duheshin të gjenin edhe shpjegim të ri për botën, për të i ushqyer masat, dhe natyrisht, për ta arsyetuar botëkuptimin e ri. “ Nëse autoriteti pushtetar i regjimeve të vjetra për 15 shekuj kishte derivuar nga Zoti, prej nga vinte e drejta për pushtet transformues e regjimeve të reja?” Pyetjeve si këto duhej dhënë përgjigjje sa më bindëse, siq duhej arsyetuar edhe politikat koloniale të cilat popujt me ngjyrë nuk i konsideronin njerëz. Ose në kontekste të veçanta, nevojitej një argumentim shkencor për luftë kulturore e politike, siq bëri Bismarck’u në “Kulturkampf”-in e tij kundër Kishës Katolike. Aleatë të tij u bënë drejtpërdrejtë shkencëtarë si Ernst Haecke e tërthorazi edhe Darwini.

S’është risi e madhe, por shprehje e re një beteje të vjetër mes filozofëve e shkencëtarëve


Libri kanonik i Charles Darwinit “Mbi Origjinën e Llojeve dhe Ruajtjen e Racave të Favorizuara përmes Seleksionimit Natyror” mëtonte që ta përmbushte argumentimin që i nevojitej politikës së kohës. Titulli është lajthitës, sepe libri gati se nuk flet asgjë për origjinën e krijesave të gjalla pos që hipotetizon një prejardhje të përbashkët. Darwini me këtë vetëm e përmblidhte atë që para tij e kishin thënë mendimtarë si Lamarck e Needham një shekull më herët e deri te Nasirudin al Tusi në shek. 13. Në esencë, teoritë e këtyre shkencëtarëve ishin derivat i filozofisë materialiste-natyraliste e cila e përjashtonte mundësinë e ekzistencës së çfarëdo entiteti jomaterial dhe të intelegjencës si veti jo-trupore. Demokriti (shek. V-IV p.K.), i pari që njihet në histori se ka folë për atomet, ka postuluar se “gjithçka që ekziston në natyrë është frut i rastësisë dhe domosdoshmërisë”. Të lartpërmendurit janë vetëm vazhdues të mendimit të tij. Përballë tyre ndodhet një listë e gjatë e filozofëve dhe shkëncëtarëve të cilët i kontestojnë bazat e atij mendimi dhe që logjikisht e shkencërisht e hedhin poshtë kornizën materialiste-natyraliste cila mëton ta mbërthejë filozofinë e shkencën. Kjo listë e empiricistëve mes tjerësh përfshinë Aristotelin e Ciceronin nga antika, ibn el Hejthamin (shpikësin e metodës shkencore) e Paskalin nga mesjeta, Newton’in e Volterin nga fillimi i kohës së re dhe iluminizmi,  Pasteure’n e Max Planck’un nga shek. 19 e 20, e deri te David Berlinski, Michael Behe, James Tour, Dean Kanyon, Wesley Tailor e mijëra tjerë që sot udhëheqin institucione shkencore nga më prestigjiozet (ja një pjesë e listës https://www.discovery.org/m/2019/10/Scientific-Dissent-from-Darwinism-List-09302019.pdf)

Teposhtëzja e natyralizmit darwinist


Kontestimi i Darwinizmit nga eminenca shkencore bëri që në nëntorin e vitit 2016 vetë darvinistët të distancohen nga kjo ideologji. Pikërisht në institucionin ku dikur Darwini ishte anëtar (e më herët Newtoni kryetar), Royal Society of London, elita e darvinistëve të botës mbajtën konferencën “New trends in evolutionary biology: biological, philosophical and social science perspectives” ku u pajtuan se darwinizmi nuk ka shpjegim as për origjinën e as për kompleksitetin e jetës, dhe se nevojitet një teori e re.

Darwinizmi na i ka humbë 160 vjet jo vetëm me debate, por edhe me represion politik, anatemim e ostracizim të shkencëtarëve e filozofëve (shihni filmin “Expelled: no intelligence allowed”  https://www.youtube.com/watch?v=V5EPymcWp-g), e me arsyetim të projekteve gjenocidale. Edhepse ende e mbanë pushtetin mbi institucionet shkollore dhe kërkimore, kjo dogmë ndodhet në agoni. Sepse mendja e shëndoshë e njeriut dhe aktiviteti i saj nuk mund të ndryhet përgjithmonë./ kosovapost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne