Kurban Bajrami: ambasada ruse në Tiranë uron me foton e xhamisë së Madhe në Moskë

Urimet për besimtarët muslimanë me rastin e Kurban Bajramit, kanë mbërritur edhe nga ambasada e Rusisë në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ambasada përcjell urimet për të gjitha besimtarët muslimanë në Shqipëri dhe kudo në botë përmes fotografisë së Xhamisë së Madhe në Moskë.

“Me këtë pamje të Xhamisë së Madhe në Moskë, Ambasada Ruse u uron të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri dhe kudo në botë gëzuar Kurban Bajramin!”, thuhet në postimin e ambasadës në “Facebook”.

Xhamia e re e Moskës është ndërtuar mbi vendndodhjen e Xhamisë së vjetër, themelet e së cilës u hodhën në vitin 1904. Xhamia e re u inaugurua zyrtarisht më 23 shtator 2015 nga presidentët Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdoğan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne