Kurtulmus: Turqia s’do të ketë nevojë më kurrë për FMN-në

Gjatë fjalës së rastit në qytezën turistike Sapanca të rrethit Sakarya, stacioni i radhës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 31 marsit, Numan Kurtulmusi tërhoqi vëmendjen se qeveria ka arritur të pengojë suksesin e manipulimeve, që janë bërë kohët e fundit mbi ekonominë turke përmes kursin valutor.

“Synimi i këtyre qarqeve, të cilat aspirojnë të krijojnë presion mbi ekonominë tonë, është ta bëjnë Turqinë sërish nevojtare të FMN-së. Por kot që mprihen! Turqia s’do të ketë nevojë më kurrë për FMN-në, s’do të trokasë më asnjëherë në portat e saj dhe do të bëhet një ekonomi e vetëmjaftueshme”, potencoi ai.

Kurtulmusi shtoi gjithashtu se Turqia është e detyruar të jetë shumë e fuqishme si për shkak të koniunkturës ashtu edhe të lojërave imperialiste mbi hapësirën gjeografike në të cilën ajo bën pjesë.

“Ne s’formohemi vetëm nga Turqia. Ne jemi një komb i madh që rrethon tërë hapësirën gjeografike që kemi për zemër. Të shtypurit presin shumë nga ne dhe ne kemi përgjegjësi ndaj tyre. Duhet të jemi të fuqishëm”, theksoi nënkryetari i AK Partisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne