Kush është biznesmeni që grabiti poligonin e ushtrisë në Kavajë

Pas një hetimi disa mujorë, policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e Kavajës njoftuan se kanë goditur një grup të madh zyrtarësh, të cilët kanë abuzuar me pronat shtetërore.

Nga hetimet e kryera deri tani, prokuroria e Kavajës ka proceduar penalisht 23 persona, mes tyre zyrtarë të lartë, duke përfshirë edhe kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredinin.

Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe biznesmeni i njohur Idlir Karkini, pasi gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg.

Në fakt, rasti në fjalë, është shumë domethënës për të kuptuar se deri ku ka shkuara abuzimi me pronat në Shqipëri, pasi biznesmeni në fjalë, duke bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të bashkisë së Rrogozhinës ka arritur të privatizojë në shkelje me ligjin, pronën e Ministrisë së Mbrojtjes në Spille, i cili ka qenë një poligon qitje, duke e kthyer në biznes.

Por, Karkini nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptarë, pasi ka fituar të drejtën e mirëmbajtjes së  sistemit të radarëve të FA.

Policia bën me dije se hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa ditën e sotme janë vënë në pranga disa prej zyrtarëve të përfshirë në këtë abuzim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne