Bota

Kush është Gaia, mbesa e Federica Mogherini, u arrestua edhe dy vite më parë për drogë

Gaia Mogherini, mbesa e përfaqësueses së lartë e Unionit për Punët e Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini, është midis njëzet e një personave të arrestuar nga policia italiane, pas një operacioni të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Romës. Ajo akuzohet për posedim kokaine.

26-vjeçarja Gaia Mogherini është vajza e vëllait të Federica Mogherini. Gaia është arrestuar edhe në vitin 2016, së bashku me 15 persona të tjerë të akuzuar për trafik dhe posedim droge.

Sipas kreut të aktakuzës, Mogherini kishte marrë më 28 shkurt 2015 një sasi të panjohur të substancës narkotike të ngjashme me kokainë, në mënyrë që të sigurojë komercializimin e saj, nga Manuel Zumpano.

Sipas hetuesve, të dy kishin blerë dhe prodhuar sasi të mëdha të dozave në dispozicion për shitje, duke pasur kontakte të drejtpërdrejta dhe kanale furnizimi në Spanjë e Shqipëri. vitin 2017.

OPINIONE