Kush është vajza nga Vlora që shiste mina me telekomandë në Lezhë

Amelda Elezi është 21-vjeçarja nga Vlora që shiste mina me telekomandë në Lezhë.  E reja ishte pjesë e grupit që do shisnin 3 mina në Lezhë, me çmim nga 1000-2500 euro.

Amelda Elezi u arrestua bashkë me Armand Lukanin dhe kishin udhëtuar nga Vlora drejt Lezhës, ku do shinin 3 minat me telekomandë. E reja nuk rezulton të jetë dënuar më parë, por dyshohet se ka qënë pjesë e skemës për shitjen e minave, në mënyrë që grupi të mos zbulohej nga Policia.

3 mina që dyshohet se do përdoreshin për atentate, janë sekuestruar nga Policia e Lezhës. Minat ishin fshehur brenda dy çantave dhe në pranga kanë rënë 2 të rinjë, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Për tu mos u gjetur minat ishin futur mes rrobave në dy çanta të ndryshme.

Gjithashtu dy të rinjëve në çantë u është gjetur edhe 2.3 kg marijuanë.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të minave me telekomandë Finalizohet operacioni “The long way”, i ndjekur me metoda proaktive. Sekuestrohen 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë,

2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe

1 telefon celular. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kerkim.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “The long way”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë.
– A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë). Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë. Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne