Kush ishin okultistët fanatikë, që ndihmuan me çdo mjet Adolf Hitlerin të sundonte botën

Kur ngjiten në pushtet, individët ambiciozë, tërheqin rreth vetes të gjithë llojet e njerëzve të talentuar dhe interesantë. Hitleri dhe anëtarët kryesorë të ekipit të tij, nuk ishin ndryshe. Ai mbante rreth vetes 9 burra okultistë, të cilët kishin një nivel të habitshëm të ndikimit në nivelet më të larta të elitës drejtuesve naziste.

Erik Jan Hanusen ishte një parashikues fati. Hitleri e vizitoi atë në janarin e vitit 1933, pasi lexoi një parashikim nga Hanusen se do të bëhej kancelar i Gjermanisë, pikërisht gjatë atij viti. Për të pasur sukses, Hanusen varrosi një rrënjë mandërgoje në qytetin e lindjes së Hitlerit gjatë hënës së plotë.

Ndërsa ka një dëshmi se Adolf Hitleri, zhvilloi një vizitë fillestare tek Hanusen, “profeti” deklaroi se ai u vizitua privatisht nga Fyhreri edhe shumë here të tjera. Vilhelm Gutberlet u takua dhe u miqësua me Adolf Hitlerin, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Ai kishte një fuqi mistike, që i dha mundësinë të zbulonte hebrenjtë “e fshehur”, me ndihmën e një lavjerrësi. Ai ishte një nga dishepujt e parë të Hitlerit, dhe drejtoi makinerinë propagandistike naziste, derisa në këtë detyrë u caktua Jozef Gëbels. Gutberleti pretendoi deri në fund të luftës, se po zbulonte hebrenjtë e fshehtë për llogari të Fyhrerit.

Karl Ernst Kraft, ishte një astrolog zviceran i cili bëri një parashikim të saktë të saktë në lidhje me një atentat për vrasjen e Adolf Hitlerit. Në vitin 1939, ai i shkroi një letër mikut të tij, Dr. Hajrih Fezel, i cili punonte për Hajnirh Himlerin. Letra u injorua, deri pas shpërthimit që ndodhi më 8 Nëntor 1939 në birrarinë Burgerbraukeller në Mynih.

Pas kësaj, ai u angazhua nga Himleri të shqyrtonte të gjitha parashikimet e Nostradamusi, duke kërkuar lajme pozitive për Gjermaninë dhe Fyhrerin. Dietrih Ekart, ishte një figurë e spikatur udhëheqëse e Shoqërisë Thule, e cila besonte se raca ariane do të prodhonte një “Mesi të Bardhë”.

Raportohet se Ekart, i pati thënë në një rast Hitlerit, se për të ishte parathënë të çonte popullin gjerman në një tokë të re të premtuar. Në shenjë vlerësimi, Hitleri ia kushtoi atij librin e tij manifest “Mein Kampf”, si dhe i ngriti disa monumente. Hans Horbiger, kishte vizionin të një miti krijues, që përqendrohej tek universi i formuar nga blloqe të mëdha akulli.

Ajo u quajt Teoria e Akullit Botëror, dhe i lindi si ide në kokë Horbigerit ditën kur vuri re se hëna ishte prej akulli, dhe kur gjithashtu e kuptoi se Njutoni e kishte gabim konceptin e tij mbi gravitetin. Hitleri ngriti një institut dedikuar kësaj teorie, ndërsa gjithashtu e la në hije shkencën hebraike.

Ludvig Staniak, ishte një tjetër personazh që merrej me okulzimin. Ai përdorte lavjerrës të ndryshëm që habitnin nazistët, kur ishte në gjendje të përcaktonte me to vendndodhjen e saktë të një luatanije të fundosur nën det. U ngrit një zyrë posaçme, kur pati raporte se britanikët po zbulonin pozicione të luftanijeve në të njëjtën mënyrë.

Dhe një grup okultisësh gjermanë, që kishin si pajisje të tyre kryesore lavjerrësin, u vendosën në lëvizje. Natyrisht, kjo nuk kishte të bënte aspak me faktin se britanikët kishin thyer kodin Enigma, dhe që në atë kohë po përgjonin komunikimet e nazistëve.

Vilhelm Ulf, ishte astrologu personal i Himlerit. Himleri ishte aq i bindur në fuqinë e astrologjisë, saqë e ndaloi përdorimin e saj, duke pretenduar se ishte shumë i fuqishme. Megjithatë, raportohej se ai i besonte pretendimeve të Vulf, se çdo vendim i madh dhe çdo urdhër që ai i kishte dhënë ushtrisë, ishte i bazuar në “pozicionime të caktuara dhe të njohura të Hënës”.

Karl Viligut, ishte një tjetër bashkëpunëtor i Himlerit. Ai kishte ndërtuar një mit të tërë rreth Kombit Gjerman. Sipas tij, ky komb ishte gati 230.000 vite i vjetër, në fillimet e veta kishte 3

diej në qiell, me xhuxhë dhe gjigantë që udhëtonin në tokë. Për më tepër, Jezui ishte gjithashtu gjerman, dhe quhej “Krist”. Thuhej se Viligut, ishte punësuar për të gjetur vendndodhjen e përkryer për ndërtimin e një Kameloti të ri Gjerman.

Por nuk ishte vetëm Hitleri dhe Himleri, të cilët kishin miq që merreshin me okultizmin. Rudolf Hes, kishte një mik të quajtur Karl Haushofer, i cili ishte një astrolog. Haushofer, pa një ëndërr fatale, sipas së cilës Hes duhet të udhëtonte në Britaninë e Madhe më 10 maj 1941.

Udhëtimi i tij vetëm për të ndërmjetësuar paqen me britanike, rezultoi në arrestimin e tij nga Garda Mbretërore, dhe daljen e tij të hershme nga lufta. Me një ekip të tillë specialistësh okulistë pas tyre, zyrtarët e lartë të partisë naziste qenë të bindur se kishin levat e fatit në duart e tyre. Por historia na tregoi se gjërat shkuan ndryshe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne