Kushtet e tmerrshme të punëtorëve kosovarë që punojnë për Bechtel Enka

Kushtet e punës në Kosovë, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë janë shumë të rënda.

Shumë punëtorë vdesin e shumë të tjerë lëndohen gjatë vitit, derisa në kushte shumë të rënda po punojnë edhe punëtorët e Bechtel Enkas, në magjistralen Prishtinë-Shkup.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale dhe mediat vendore në Kosovë, tregon se si punon një punëtor i kësaj kompanie, duke rrezikuar edhe jetën.

Rreth tre javë më parë, një punëtor po ashtu i kësaj kompanie, kishte mbetur i varur për rreth dy orë, duke mbetur as në tokë dhe as në qiell.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne