Mijëra njerëz janë mbledhur mbrëmjen e së premtes në sheshin “Sintagma”, në kryeqytetin grek Athinë, për të protestuar ndaj qeverisë si përgjegjëse sipas tyre, e tragjedisë hekurudhore, 2 vite më parë në Tempe. Kjo protestë po zhvillohet në një moment ku në kuvend do të votohet mocioni i mosbesimi të qeverisë së Mitsotakis.
Në tubim, nënat e dy viktimave u ngjitën në skenë, duke shprehur mirënjohjen e tyre ndaj turmës për mbështetjen e tyre.
Një prej tyre ishte nëna e 18-vjeçares Anastasia Papaggeli, e cila dha një mesazh të përzemërt.
Për shkak të protestës në qendër të Athinës, stacionet e metrosë “Syntagma” dhe “Panepistimio” janë mbyllur me urdhër të policisë, ku trenat kalojnë pa ndalur.
Më herët policia njoftoi ndalimin e 13 personave në lidhje me protestën.
Për shkak të protestës në qendër të Athinës, stacionet e metrosë “Syntagma” dhe “Panepistimio” janë mbyllur me urdhër të policisë, ku trenat kalojnë pa ndalur.
Ndërkohë, një turmë e madhe është mbledhur edhe në sheshin Aristotelous të Selanikut dhe protesta po zhvillohen aktualisht në disa qytete të tjera të mëdha në të gjithë vendin.
Kjo shënon valën e dytë të mitingjeve këtë të premte, pas demonstratave të mëparshme të udhëhequra nga studentët që kërkonin drejtësi për viktimat e katastrofës hekurudhore Tempe të vitit 2023 në Athinë dhe qytete të tjera.