Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për pezullimin e lojërave të fatit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për pezullimin e lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës, për një periudhë 10-vjeçare.

Rezoluta u miratua me 74 vota pro dhe u propozua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke marrë shkas nga ngjarjet e rënda të javës së kaluar, ku u vranë dy persona brenda lojërave të fatit.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh se mbyllja e lojërave të fatit duhet të bëhet me nisma ligjore.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook i ofroi mbështetje rezolutës së deputetëve të Kosovës, duke thënë se ai ka kërkuar “inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne