Kuvendi Shpirtëror i Muslimanëve të Rusisë do të ndërtoj një xhami në Moskë

Kryebashkiaku i kryeqytetit do të ndajë një vend për ndërtimin e një xhamie në “Moskën e Re” për Asamblenë Shpirtërore të Muslimanëve të Rusisë, tha kryetari i saj, Myftiu i Moskës, Albir Krganov.

Përveç kësaj, siç shkruan Gazeta Izvestia të mërkurën, Kisha Ortodokse Ruse, Federata e Bashkësive Hebraike të Rusisë dhe Sangha Tradicionale Budiste nga Rusia do të marrin tokë për ndërtimin e objeteve të tyre fetare. Pritet që të alokohen gjithsej përafërsisht pesë hektarë.

“Një ide e tillë ka qenë prej kohësh e propozuar nga organizatat fetare. Në Moskë ekzistojnë tashmë dy qendra të tilla – në kodrën Poklonnaya dhe në rrugën Khachaturian.

Ka nevojë për ndërtimin edhe të një xhamije, sepse për 20 vitet e fundit toka nuk ka qenë e ndarë për këtë, “tha Mufti Krganov. Sipas tij, zgjedhja e “Moskës së Re” është gjithashtu për shkak të faktit se në të ardhmen në këtë distrikt popullsia do të rritet dhe nevoja për institucionet fetare do të rritet.

Vendet me pronësi federale në territorin e “Moskës së Re” mund të transferohen tek autoritetet e qytetit për ndërtimin e një qendre ndërfetare, që në fillim të vitit të ardhshëm.

Burimi : Islam.ru/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne