Kyçet me zinxhir Ekonomiku, studentja: Nuk lejojnë të tjerët të na bashkohen

Pasi kane kaluar naten ne ambientet e fakultetit, mëngjesi i sotem është shoqëruar me incidente mes studentëve dhe rojeve të sigurisë në Fakultetin e Ekonomisë.

Nje nga studentet protestuese ka denoncuar ne nje prononcim per “OraNews” se dera kryesore e Ekonomikut është mbyllur me zinxhirë për të mos u lejuar futja e studentëve të tjerë brenda.

Ja cfare thote ajo: 

Nuk është hera e parë që kemi konflikte të këtij lloji. Kanë qenë provokimet nga ana e rojeve të sigurisë. Dera është e mbyllur zinxhirë. Është hera e parë që ndodh sepse zakonisht e mbyllin vetëm me çelës. Dera është mbyllur për të mos u lejuar asnjë njeri të futet. Ata thonë se kemi marrë urdhra nga lart se dera do të qëndrojë e mbyllur dhe ne të vazhdojmë ngujimin. Kemi provokime. Unë personalisht jam fyer, nuk dua ta përmend fjalën fyese që është përdorur kundrejt meje. Nuk ka pasur përplasje fizike. Studentit është kërcënuar, iu është thënë: ju nuk na njihni ne, nuk e dini kush jemi ne, nuk e dini çfarë ju bëjmë ne. Ngujimi do vazhdojë. Ne do vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Do bëjmë maksimumin tonë që dera të hapet pasi ka edhe studentë të tjerë nga Ekonomiku që duan të vijnë dhe të na mbështesin, askush nuk ka të drejtë të na ndalojë. Temperturat ishin të ftohta por brenda ka pasur drita. Në ndryshim nga ditët tjera që dritat na i prenë dhe qëndruam me qirinj. Kemi pasur ngrohje.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne