LAJM I FUNDIT/ Vrasja në Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku

Rreth 17 ditë pas ngjarjes së rëndë në Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë policia arreston pronarin e lokalit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Redi Popesku është arrestuar dje për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Popesku ishte personi i vetëm që u bë dëshmitar i ngjarjes dhe mund të sillte dëshmi të vlefshme për grupin hetimor për të zbardhur krimin.

Por me sa duket dëshmia e tij më shumë ka ngatërruar policinë.
E pas 17 ditësh hetime, policia i ka vënë prangat Popeskut, i cili dyshohet se ka fshehur armën e Ervis Martinajt menjëherë pas ngjarjes dhe akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme.

Burimi; BallkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne