“Lajm i mirë për shqiptarët dhe i keq për politikanët mafiozë”, miratohet drafti i “Venecias” për Veting në politikë

Komisioni i Venecias ka miratuar sot draft opinionin per Shqiperine. Sipas draftit final, theksohet se “Komisioni i Venecias shpreh shqetësimin se mungesa e qartësisë ligjore dhe sigurisë lidhur me fushëveprimin dhe zbatimin e procedurës së propozuar të verifikimit mund të çojë në implikime të rënda”.

venecia1

Sipas Komisionit te Venecias, “ne varesi te situates politike, nje kufizim per nje rrethane te caktuar, qe mund te jete i nevojshem per nje shtet, mund te mos aplikohet per nje shtet tjeter”.

felaj
Amendamenetet u miratuan ne mbledhjen e sotme pa kundershtime.

Cfare thekson Draft Opinioni i Venecias

“Komisioni i Venecias konstaton se projektligjet kushtetuese që mundësojnë verifikimin e politikanëve në Shqipëri, duke përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të tyre me krimin e organizuar, nuk ofrojnë udhëzime dhe masa mbrojtëse të përshtatshme për një proces të tillë të ndjeshëm dhe mund të çojë lehtësisht në shpërdorim të pushtetit”- thuhet ne opinion.

Venecia e vlereson si legjitim synimin per largimin e te implikuarve nga qeverisja dhe jeta politike, por sakteson se “Komisioni i Venecias shpreh shqetësimin se mungesa e qartësisë ligjore dhe sigurisë lidhur me fushëveprimin dhe zbatimin e procedurës së propozuar të verifikimit mund të çojë në implikime të rënda”.

opinin

Opinioni vë në dukje se nuk është e qartë se kush do të jetë përgjegjës për verifikimin dhe nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor ose i pavarur. Nuk ka qartësi ligjore nëse skualifikimi duhet të jetë i përhershëm ose i kufizuar dhe nuk ka garanci për të siguruar që procesi të mos përdoret në mënyrë të njëanshme ose arbitrare. Sipas ekspertëve kushtetues të Këshillit të Evropës, propozimi në shumë mënyra gjithashtu ngre çështje të proporcionalitetit.

Projektligji gjithashtu nuk arrin të përcaktojë disa elementë kryesorë, si: çfarë nënkuptohet me kontakt me persona të caktuar; çfare domethenie ka te qenit i perfshire ne krimin e organizuar dhe; dhe çfarë nënkuptohet te qenit i perfshire ne nje qark subjektesh qe kane kontakt me keta persona.

Duke pasur parasysh dispozitat ekzistuese kushtetuese, legjislacionin në lidhje me mekanizmat e tjerë demokratikë në dispozicion, Komisioni i Venecias beson se vlera e shtuar ligjore e amendamenteve të propozuara është e diskutueshme.

Ndërsa është i gatshem të sigurojë ndihmë të mëtejshme, Komisioni i Venecias thotë se hapat e ardhshëm në lidhje me amendamentet e propozuara kushtetuese duhet të merren në Parlament, nëpërmjet dialogut midis të gjitha forcave politike dhe shoqërisë në përgjithësi, në interes të demokracisë shqiptare.

DRAFTI

Reagimi i PD

PD sqaron se amendimet jane nisme e Komisionit te Ligjeve te Komisionit te Venecias, te mbeshtetura nga opozita.

“Amendamentet e miratuara ndryshojne opinionin paraprak, duke saktesuar se shtetet kane te drejte te kufizojne te drejten per t’u zgjedhur”- sqaron PD, duke shtuar se “Amendamenetet i hapin zyrtarisht rruge vendimit te Parlamentit per te miratuar vettingun ne politike”.

Reagimi i PS

Pas miratimit nga Venecia te draft opinionit per Shqiperine, ka reaguar deputetja e PS-se, Ermonela Felaj. Sipas saj, “shqyrtimi i nismes per vetingun ne politike konfirmoi se vetingu i politikaneve duhet te ndodhe permes institucioneve te pavarura, te dedikuara dhe ne menyre permanente”.

“Shqyrtimi ne Komisionin e Venecias i nismes kushtetuese te opozites per vetingun ne politike, na dha dhe njehere mundesine te konfirmojme permes nje trupe te vleresuar per ekspertizen ne lemin kushtetues sic ky komision, qe vetimi i politikaneve duhet te ndodhe permes institucioneve te pavarura, te dedikuara dhe ne menyre permanente.
Refoma ne drejtesi ofron institucione te reja ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit te zyrtareve, veprimi i te cilave tani eshte me prane se kurre”- thekson Felaj.

1

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne