Lavrov ironizon Spanjën në OKB, thotë se Rusia ka qenë mjaft e zënë me ndërhyrjet e saj në zgjedhjet e Katalonjës

Ministri i jashtëm rus i dha një përgjigje të paparashikuar një gazetari lidhur me pyetjen mbi përpjekjet e supozuara të Moskës për joshjen e fermerëve të Afrikës së Jugut me qëllim që ata të shkonin në Rusi.

Duke folur për gazetarët gjatë një konferencë shtypi në ambjentet e Asamblesë së Përgjithshme në OKB, Lavrov u pyet nga një gazetar i Afrikës së Jugut rreth planeve të Moskës lidhur me fermerët e bardhë të Afrikës së Jugut në mesin e një periudhe frikësuese prej shpronësimeve pa kompensim.

“Momentalisht ne jemi të zënë me ndërhyrjet në zgjedhjet e Katalonjës,” u përgjigj Lavrov me një fytyrë serioze, gjë që çoi në një shpërthim të qeshurash në sallë.

Nuk kishim kohë për këtë çështje. Afrika e Jugut ishte shumë larg, kështu që u hodhëm tek çështjet e tjera.
Komentet e Lavrovit me gjasa kishin për qëllim të rrëzonin pretendimet e Madridit rreth ndërhyrjes së supozuar ruse në punët e brendshme të Spanjës gjatë referendumit të tetorit 2017 mbi pavarësinë në Katalonjës. Qeveria spanjolle vendosi nje sundim të drejtpërdrejtë shtetëror mbi rajonin autonom në fund të tetorit 2017, pas një përpjekjeje nga parlamenti katalan për t’u shkëputur nga Madridi pasi 90 përqind e votuesve të rajonit votuan në favor të pavarësisë. Në fillim të këtij muaji Madridi propozoi një përsëritje të referendumit i cili do të mbahet më 4 nëntor. Lavrov i ka hedhur poshtë pretendimet e Madridit për ndërhyrjet ruse, duke u treguar atyre se synimet janë thjesht që të devijojnë vëmendjen nga problemet e brendshme të Spanjës.

Gjatë këtyre viteve Lavrov është bërë i njohur për reagimet e tij mjaft të zgjuara, të menjëhershme si dhe për sarkazmën e tij thumbuese, veçanërisht mbi pretendimet për ndërhyrjet ruse në punët e brendshme të vendeve të tjera. Vitin e kaluar gjatë një programi televiziv, Lavrov me sarkazëm tha se Rusia gjatë vitit kishte arritur të mbyllte disa marrëveshje të madha, ku me sukses kishte mundur që të ndërhynte në punët e “Suedisë, Danimarkës, Malit të Zi, Maqedonisë, Austrisë. Kishim shumë punë …Nuk arritëm përsëri që ta përmbysnim perandorin japonez. Bëmë gjithçka që mundëm, megjithatë ai do të mbetet edhe për nja dy vjet të tjera,” tha me shaka Lavrov./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne