Lavrov kritikon tensionet në Gadishullin Korean

Ministri i Jashtëm rus kritikoi tensionet në Gadishullin Korean.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Sergej Lavrov në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson, tha se në Gadishullin Korean nuk duhet të përdoret forca ushtarake. Ministri i Jashtëm rus, më tej kërkoi të shfrytëzohen mekanizmat diplomatikë për të gjetur zgjidhje paqësore ndaj problemit. Lavrov gjithashtu theksoi nevojën për të përdorur kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres për të zgjidhur tensionet në Gadishullin Korean. Koreja e Veriut ka theksuar vazhdimisht se, për sa kohë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë me kërcënimet e tyre kundër Koresë së Veriut , Peniani do të vazhdojë të forcojë aftësitë ushtarake të tij./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne