Lavrov: Me Turqinë kemi rënë dakord për kërcënimet terroriste që vijnë nga kufiri sirian

Sergey Lavrov dhe presidenti radhës i OSBE-së dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të tyre në Moskë.

Duke folur para gazetarëve, Lavrovi përmendi samitin trepalësh (Turqi-Rusi-Iran), që u mbajt javën e kaluar në qytetin Soçi të Rusisë. Shefi i diplomacisë ruse tha se në këtë samit, Rusia dhe Turqia kanë ranë dakord për të qëndruar kundër kërcënimeve terroriste që do të vinin nga kufiri i Sirisë, duke marrë për bazë Marrëveshjen e Adanës, e cila është firmosur në vitin 1998 midis Sirisë dhe Turqisë.

Në samitin e Soçit,- vijoi fjalën e tij Lavrov,- u diskutua për situatën në Idlib, procesin e zgjidhjes politike dhe tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga Siria.

Duke theksuar se ShBA-ja nuk do të jetë në gjendje të garantojë sigurinë në zonën tampon (që planifikohet të krijohet në veri dhe verilindje të Sirisë), Sergey Lavrov tha:

“Qëllimi i ShBA-së është ta ndajë Sirinë dhe të krijojë një shtet në lindje të Sirisë. Ata inkurajojnë edhe aleatët e tyre që të investojnë për këtë”.

Kurse Lajçak tha nga ana e tij se në mars ai do të vizitojë Azerbajxhanin dhe Armeninë, ku do të diskutojnë për çështjen e Karabakut, një problem i pazgjidhur mes dy vendeve./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne