Bota Rajoni

Lavrov: Perëndimi po merr pandershmërisht Ballkanin në NATO

epa07363724 Russian Foreign Minister Sergei Lavrov speaks at a press conference with his Finnish counterpart after their meeting in Moscow, Russia, 12 February 2019. EPA-EFE/YURI KOCHETKOV

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Perëndimi në mënyrë të vrazhdë po nxit vendet e Ballkanit për t’u bërë anëtarë të NATO-s, pa marrë parasysh vullnetin e popujve të këtyre vendeve.

“Perëndimi vazhdon me politikën e tij të guximshme të të ushqyerit të rajonit me idenë e futjes në NATO, duke injoruar plotësisht njerëzit në këto vende, përveç injorimit të mësimeve të historisë apo një mirësjellje të thjeshtë diplomatike”, ka thënë Lavrov.

Ai gjithashtu theksoi se Rusia vazhdimisht ka bërë thirrje për “një kthim në parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare të mishëruara në Kartën e OSBE-së, dokumenteve të OKB-së, apo në barazinë sovrane të shteteve, mosndërhyrjes në punët e brendshme, duke u përmbajtur nga kërcënimi apo përdorimi i forcës dhe zgjidhjen e  konflikteve në mënyrë paqësore.

OPINIONE

INTERVISTA