Lavrov: Me përpjekjet e e mundshme u arrit në një fazë të rëndësishme për çështjen e Sirisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se me përpjekjet e Rusisë, Turqisë dhe Iranit kanë arritur në një fazë të rëndësishme në përgatitjet për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian.

Lavrov, para takimit me homologun e tij iranian, Muhammed Xhevad Zarif, të mbajtur në Moskë, foli për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian që planifikohet të mbahet mes datave 29-30 janar në qytetin rus Soçi.

Duke e bërë të ditur se përmes iniciativave të nisura vitin e kaluar me procesin e Astanës nga Rusia, Turqia dhe Irani, kanë fituar një rëndësi edhe takimet në Gjenevë, Lavrov tha se, “Me iniciativën e këtyre tre vendeve edhe përgatitjet për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian kanë arritur në një fazë të rëndësishme. Në fazën në fjalë është arritur përmes përpjekjeve të Rusisë, Turqisë dhe Iranit”.

Ndërkaq, Zarif duke mbështetur vlerësimet e homologut të tij rus, tha se, “Ne së bashku me homologët tanë turq dhe rus jemi të vendosur që të vazhdojmë të punojmë që gjatë Kongresit për Dialog Kombëtar të arrihet një zgjidhje politike për Sirinë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne