Bota

Lavrov: Siguria e Evropës është marrë peng nga politika amerikane

Gjatë një takimi në Moskë me përfaqësues të Rrjetit Evropian të Biznesit, ministri Lavrov ka vlerësuar politikat e ShBA-ve dhe marrëdhëniet e vendit të tij me Bashkimin Evropian (BE).

Pasi ka theksuar se NATO i ka shtuar aktivitetet e saj ushtarake në Evropë, Lavrovi është shprehur se, “Duke zbatuar politikën e saj të zgjerimit NATO po përpiqet të tërheqë brenda saj Maqedoninë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë”.

Duke iu referuar vendimit që ka marrë ShBA-ja për tërheqjen nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), Lavrovi theksoi se “politika amerikane ka marrë peng sigurinë e Evropës”.

“Biznesmenët e BE-së janë mërzitur me sanksionet dhe janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre me Rusinë. Vëllimi i tregtisë ndërmjet Rusisë dhe BE-së u rrit me 20 për qind vitin e kaluar, duke arritur rreth 300 miliardë dollarë. BE-ja duhet të heqë dorë nga sanksionet e saj”, tha më tej shefi i diplomacisë ruse, duke theksuar se vendi i tij ka zhvilluar marrëdhëniet me BE-në.

Lavrovi po ashtu është shprehur se dëshirojnë të lehtësojnë në mënyrë të ndërsjellë regjimin e vizave mes BE-së dhe Rusisë.

Ndërkaq, kreu i Rrjetit Evropian të Biznesit në Rusi, Johan Vanderplaetse, nga ana e tij tha se do ta mbrojnë në kushte të barabarta tregun e qëndrueshëm që BE-ja ka ndërtuar me Rusinë./ trt

OPINIONE