Lavrov vlerëson gatishmërinë e vendeve të Ballkanit për t’u bashkuar me BE-në

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se ata nuk janë kundër gatishmërisë së vendeve të Ballkanit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, Lavrov u shpreh kështu: “Ndoshta deklarata e Federica Mogherinit (Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së), e bërë në fillim të shtatorit ka tërhequr  vëmendjen tuaj. Mogherini u shpreh kështu: Ballkani është tokë e BE-së, dhe askush tjetër nuk mund të futet këtu. Ne nuk jemi kundër gatishmërisë së vendeve të Ballkanit, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën, për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, por deklarata të tilla arrogante nuk janë të denja për nderin e Bashkimit Evropian.”

Diplomati rus, i cili iu përgjigj pyetjeve me ndikim të Rusisë në Ballkan, gjithashtu vlerësoi situatën në këtë vend në kontekstin e referendumit në Maqedoni.

Lavrov tha se situata në Maqedoni ishte shumë e komplikuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, të cilën shumë forca politike maqedonase kundërshtuan, duke  u shprehur se: “Referendumi duhet bërë. Ju ftoj të shikoni në shtyp, media sociale dhe internet, atë që Rusia e thotë në lidhje me këtë çështje. Ne nuk themi asgjë që mund të interpretohet si agjitacion.”

Ministri rus gjithashtu vuri në dukje numrin e “musafirëve perëndimor” të cilët vizituan Maqedoninë në muajin e fundit, duke u shprehur se: “Këta janë drejtuesit e disa vendeve kryesore evropiane, përfaqësues të administratës amerikane.”

Lavrov u shpreh se në deklaratat e tyre në Shkup, përfaqësuesit perëndimor nuk kishin frikë të bënin agjitacion në favor të marrëveshjes së Prespës, duke shtuar se: “Nëse kjo nuk është ndërhyrje atëherë unë nuk e di se çfarë tjetër mund  quhet ndërhyrje.”/sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne