Letër e hapur e emigrantëve në kampin Karatepe në ishullin Lesbos dërguar Ursula von der Leyen

Emigrantët që qëndrojnë në kampin Karatepe në ishullin grek Lesbos kanë dërguar një letër mjaft të ashpër drejt Evropës për të dëgjuar zërin e tyre.

Në letrën e hapur dërguar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe qytetarëve evropianë thuhet: “Ne kemi studiuar ligjet për mbrojtjen e kafshëve në Evropë dhe kemi mësuar se kafshët kanë më shumë të drejta se ne. Prandaj, ne ju kërkojmë të na jepni të drejtat e thjeshta që kanë ata”.

Ndërsa vendet evropiane përgatiten për Krishtlindjen nën hijen e kufizimeve të epidemisë, një letër e dërguar nga Greqia tërhoqi vëmendjen.

“Ne ju urojmë festën e Krishtlindjeve nga kampi i ri i refugjatëve në ishullin Lesbos. Shpresojmë që, pavarësisht nga vështirësitë që hasim për shkak të krizës së epidemisë, ju mund të festoni Krishtlindjen tuaj”, thuhej në letër, ku përshkruhen kushtet e vështira të kampit, i cili ka mbi 7.000 njerëz në 32 hektarë.

Fëmijët janë të privuar nga loja dhe mjedisi shkollor, dhe përkundër miliona eurove ndihmë, dushet e ngrohta, ndriçimi, kujdesi mjekësor dhe ngrohësit nuk janë të pamjaftueshme.

Në letër thuhej se nuk duhen shumë para për të përmirësuar kushtet e kampit dhe se nëse lejohet, banorët e kampit mund të punojnë shumë për ta bërë atë më mirë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne