Letra e profetit Muhamed adresuar murgjërve të manastirit të Shën Katerinës

Një letër të cilën profeti Muhamed e kishte adresuar për murgjërit e Manastirit të Shën Katerinës, daton e dërguar rreth vitit 628.

“Ky është një mesazh nga Muhammedi, i biri i Abdullahut, si një pakt për ata që mbajnë Krishterimin, pranë dhe larg, ne jemi me ta.

Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit, dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe betohen në Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata.
Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta.
As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërit e tyre nga manastiret e tyre.
Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e muslimanëve.
Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurtë kundër gjithçkaje që ata urrejnë.
Asnjë nuk do t’i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t’i obligojë për luftë.
Muslimanët duhet të luftojnë për ta.
Në qoftë se një femër kristiane martohet me një musliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t’u lutur.
Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t’u ndalohet riparimi i tyre as shenjtërimi i pakteve të tyre.
Asnjë njeri nga ummeti (bashkësia muslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kijametit.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne