Shqiperia

Lëvizjet në prokurori, as Theodhori Sollaku nuk e mbron Arta Markun

Megjithëse ka qenë një avokat i rregullt i socialistëve, Theodhori Sollaku nuk i ka dalë në mbrojtje Arta Markut për disa nga lëvizjet në prokurori.

Sipas tij, lëvizjet e fundit ndahen në dy kategori. Të parat janë lëvizjet e prokurorëve të komanduar, që kanë nevojë për transparencë, ndërsa të dytat janë lëvizjet e prokurorëve me dekret presidenti.

“Për sa i përket dy personave të tjerë, më konkretisht, zonja Gashi në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Gjana në Prokurorinë e Durrësit për mua këtë herë është në kapërcim të ligjit. Sepse të dy këta prokurorë kanë qenë të emëruar dhe, si të tillë, nuk kanë asnjë të drejtë për aq kohë sa nuk është ngritur KLP-ja, ka pasur një nxitim për vendimin e marrë” tha Sollaku në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Sipas Sollakut, tashmë Prokurori i Përgjithshëm nevojitet të jetë më shumë një menaxhues i mirë administrativ për shkak të rrudhjes së kompetencave.

OPINIONE

INTERVISTA