E gjitha zona e Lezhës në ‘blackout’. Mijëra banorë pa energji elektrike që mbrëmjen e djeshme, në orën 23:00.
Një situatë e tillë ka zënë të papërgatitur familjarë, biznese dhe institucione.
OSHEE kishte lajmëruar rikthim të energjisë në orën 05:00, por për shkak të punimeve në nënstacionin elektrik, ende nuk ka përfunduar lidhja e transformatorëve të rinj.
OSHEE bën me dije se puna do të përfundojë brenda paradites së kësaj të premteje (31 Janar) dhe do bëhet i mundur rikthimi i energjisë elektrike. /MCN