Libanezët vazhdojnë me protesta deri në formimin e qeverisë së re

Libanezët, të cilët më 17 tetor filluan me protesta kundër krizës ekonomike dhe politikave tatimore, bëjnë thirrje për vazhdimin e protestave deri në formimin e qeverisë së re.

Populli i Libanit, që doli në rrugë për të protestuar kundër politikave të reja të qeverisë për taksat, pas dorëheqjes së Kryeministrit Saad Al-Hariri më 29 tetor, vazhdojnë të manifestojnë në sheshin e Dëshmorëve dhe sheshin e Paqes në kryeqytetin Bejrut.

Protestuesit, e mbledhur në kryeqytet dhe vende tjera për manifestime të organizuara me moton “Dita e Unitetit”, bënë përpjekje që zërat e tyre të dëgjohen duke hedhur slogane: “Revolucion”, “Fund politikës sektare”, “Të kthehen mallrat e plaçkitura publike” dhe “Personat e përzier në korrupsion të pyeten për llogari”.

Protestuesit nëpërmjet mediave sociale dhe sheshe bëjnë thirrje për bllokimin e rrugëve dhe për grevë të përgjithshme deri në formimin e qeverisë së re të reduktuar teknokrate, të cilën ata e kërkojnë.

Libanezët më 17 tetor filluan me protesta si reagim ndaj vendimit të qeverisë për vendosjen e taksave ndaj mediave sociale, e posaçërisht ndaj aplikacionit “WhatsApp”.

Pavarësisht deklaratës së ministrit të Komunikacionit, Muahmed Shukayr se kanë hequr dorë nga taksat ndaj aplikacionit “WhatsApp”, protestat, të cilat u përhapën në katër anët e vendit, nuk u ndalën.

Qeveria Hariri mori disa vendime për të lehtësuar krizën ekonomike në 21 tetor, por ato nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar protestat. Në Bejrut, mbështetësit e lëvizjes Hezbollah dhe Emel sulmuan shumë herë protestuesit antiqeveritar.

Ndërsa demonstratat vazhduan, Hariri tha më 29 tetor se “ai ra dakord për krijimin e një qeverie të re për të mbrojtur interesat supreme të libanezëve” dhe dorëheqjen e tij i dorëzoi Presidentit Michel Avn.

Presidenti Avn i kërkoi Haririt të qëndrojë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne